Tjetër investim për të ardhmen, Brighton siguron shërbimet e “yllit” ganez

22 Prill 2024, 23:58 / SPORT ALFA PRESS

Tjetër investim për të ardhmen, Brighton siguron shërbimet e
Tjetër investim për Fillimisht Graham Potter e më pas Roberto De Zerbi. Të dy teknikët bënë mrekullinë nën drejtimin e “Pulëbardhave”, të Brighton, me dy strategët e pankinës, që padyshim fokusi i tyre kryesor ishte dhe mbetet të jetë përforcimin e skuadrës nëpërmjet lojtarëve të rinj e me perspektiv, “skemë” të cilën bordi e mbështet dhe nuk kursen “thasët”.

Pas afrimit, të talentit anglez, Josh Robertson, nga akademia e Sunderland, tashmë në “Amex Stadium” do të vijë një tjetër përforcim i repartit ofensiv, gjithashtu me goxha perspektivë dhe në moshë goxha të re. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin ganez, Ibrahim Osman, i cili aktivizohet te skuadra daneze e Nordsjaelland.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i Brighton ka arritur një marrëveshje paraprake, me “gjigantët” anglezë, që kanë ofruar plot 22.5 milionë euro, nga të cilat 19.5 milionë janë pjesë fikse, ndërsa 3 të tjera bonuse, ofertë kjo, që është pranuar menjëherë nga bordi i skuadrës daneze.

Tanimë, për “diamantin” ganez mbetet vetëm të vijë merkatoja e verës, ku dhe do të nënshkruajë zyrtarisht, si lojtari më i ri i “Pulëbardhave”, të Brighton. Ndërkaq, sa i përket këtij sezoni, Osman ka zhvilluar plot 33 përballje, në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë 7 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime për shokët e tij të skuadrës.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128