Toni Kroos rikthehet pas tre vitesh te Kombëtarja e Gjermanisë

Të shumta ishin aludimet, por më në fund tifozët e Kombëtares së Gjermanisë kanë diçka për t’u gëzuar. Pas një “pushimi” 3-vjeçar, lideri i mesfushës së “Pancerave” është rikthyer te 4 herë kampionët e botës për një “vallëzim të fundit”, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, i cili zhvillohet në Gjermani.
Vendimi për rikthimin në Kombëtare ka ardhur nga vetë veterani i mesfushës së “Galaktikëve” të Real Madrid, me arkitektin 34-vjeçar i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka lumturuar jo pak besnikët e “Pancerave”, të cilët prej thuajse 10 vitesh tashmë po shohin “rënien e lirë” të Kombëtares gjermane.
“Djema, shkurt: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Për shkak se më pyeti trajneri i Kombëtares dhe unë pranova. Jam i bindur se kjo skuadër në Euro është e aftë për shumë më tepër nga sa mendojnë shumica e njerëzve!”,- shkruhet në postimin e fituesit të Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014, i cili duket i bindur për të bërë surprizën këtë Evropian.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




