Tramezzani: Arabia Saudite? Nuk mendoj se do të ndalen, ata duan Championsin

Paolo Tramezzani, një emër i njohur në vendin tonë si krahu i djathtë i Gianni De Biassi në arritjen e kualifikimit në EURO 2016, ka folur së fundmi për merkaton dhe lëvizjen e emrave të mëdhenj të futbollit drejt Arabisë Saudite.
Në një prononcim për mediet italiane, Tramezzani u shpreh se qëllimi i transferimeve në kampionatin saudit është që Arabia të bëhet një atraksion për turistët.
“Shumë lojtarë kanë ikur në Arabi dhe niveli atje po rritet. Nuk mendoj se do të ndalen, ata kanë objektiva të rëndësishëm, duan që të bëhet një vend i bukur për t’u vizituar dhe futbolli është një vitrinë e bukur. Është një kampionat i këndshëm, i plotë, cilësor dhe se do të vazhdojë të rritet. Champions League për ekipet arabe? Nuk do ta ndryshoja formatin, por nuk e përjashtoj mundësinë që ata të mendojnë për këtë”, deklaroi ai./ SuperSport
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
