U pa duke qarë në pankinë, Flick tregon si qëndron e vërteta: Isha i zhgënjyer për…

Barcelona mundi Alaveshin në fundjavë, por pas përfundimit të ndeshjes, në rrjete sociale ajo që filloi të shpërndahej me shpejtësi ishte një video që tregonte momente që nuk ishin parë ndonjëherë. Hansi Flik ishte i ulur në pankinë, thuajse në lot, ndërsa braziliani Rafinja pranë tij i fliste, me teknikun që tunde kokën me mosbesim.
Në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Atletiko Madrid, trajneri gjerman zbuloi se çfarë ndodhi në ato momente.
“Është qesharake se si kanë shkuar gjërat. Nuk e di kush filloi të analizonte pamjet. E thashë tashmë se isha i zhgënjyer me ndeshjen dhe me kartonët e kuq që morëm. Shikova përreth dhe u thashë të qëndronin të qetë. Kur shënuam golin e tretë, Markus mori një karton të kuq dhe unë fola me të ai është miku im, personi më i rëndësishëm që kam këtu dhe e kisha bisedën në mendje. Mendova se kur të shkoja në dhomën e zhveshjes do të thoja diçka më shumë, por preferova të rrija jashtë dhe të merrja pak ajër të pastër. Nuk doja të debatoja me Markus Sorg. Jam mirë dhe jam gati për çfarëdo që të sjellë sezoni. E di situatën e klubit dhe jam i lumtur që jam këtu. Këto lloj ndeshjesh të ndikojnë sepse i kushton shumë energji. Pas ndeshjes, kur kthehem në shtëpi, relaksohem dhe fillojmë përsëri për ndeshjen tjetër. Kjo është e gjitha që mund të them. Nuk po mendoja për asgjë tjetër dhe nuk isha i trishtuar. Ekipi po punon mirë dhe kemi potencial.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

