Çudira nga futbolli shqiptar/ Trajneri probleme me drejtësinë, Delvinën e drejton mjeku i ekipit

9 Mars 2025, 15:49 / SPORT ALFA PRESS

Çudira nga futbolli shqiptar/ Trajneri probleme me drejtësinë,

Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme. Një prej tyre vjen sot në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës.

Markelian Alinani, trajneri i ekipit të Delvinës (i njohur prej dekadash si “Bistrica”), u ndalua të martën e kësaj jave (4 mars 2025), me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminale që kishte aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në mungesë të trajnerit, në stadiumin “Jovan Asko” të Maliqit ka rënë në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin te miqtë.

Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.

Kujtojmë se Markelian Alinani, dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë, është përmendur disa herë në kronikën policore.

Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.

Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”. Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.

Tashmë, ai u ndalua sërish, nga një hetim i nisur fillimisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila më pas e kaloi rastin për ndjekje nga prokuroria e Gjirokastrës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128