UEFA cakton arbitrat e çerekfinaleve të Champions League

8 Prill 2024, 17:20 / SPORT ALFA PRESS

UEFA cakton arbitrat e çerekfinaleve të Champions League
“Finalja” e parakohshme mes Real Madridit dhe Manchester City-t do të arbitrohet nga francezi Fransua Leteksie.

Leteksie ka arbitruar dy herë Real Madridin në Champions dhe në të dyja rastet, “Los Blancos” kanë fituar.

Nga ana tjetër, ai nuk e ka drejtuar asnjëherë City-n në Champions, por e ka arbitruar në Superkupën e fundit të Europës, të luajtur kundër Sevillas.

Ndërsa dueli i parë i vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve mes Arsenalit dhe Bayern Munich do të drejtohet nga Glen Nyberg.

Dy supersfidat luhen nesër duke filluar nga ora 21:00.

 

Po ndodh...

ide