UEFA hesht dhe Bajerni irritohet, çfarë po ndodh me rastin Luis Diaz?

6 Dhjetor 2025, 11:46 / SPORT ALFA PRESS

UEFA hesht dhe Bajerni irritohet, çfarë po ndodh me rastin Luis

Dënimi nga Liga e Kampioneve për yllin e sulmit bavarez Luis Diaz po shkakton ende pakënaqësi te Bajerni i Mynihut.

“Për ta shpjeguar kronologjikisht: Ndeshja në Paris, dhe kështu kartoni i kuq, ndodhi një muaj më parë. Fillimisht, Bajerni duhej të priste vendimin, pastaj arsyetimin e vendimit për të paraqitur apelimin. Ata e bënë këtë menjëherë,” shpjegoi gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger.

Por ka edhe më shumë: “Sipas informacioneve tona, ende nuk ka asnjë përgjigje nga UEFA. Pritja vazhdon. Bajerni është lënë pezull, i detyruar të qëndroj në ankth. Edhe pse ndeshja e tyre e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut të Lisbonës është javën tjetër.” Situata ka krijuar tension të panevojshëm në fazën më të rëndësishme të sezonit. Sipas Kumberger, Bajerni “nuk është aspak i lumtur” dhe “pak i irrituar” me UEFA-n. “Sigurisht, atyre u duhet siguri për planifikim.”

Eksperti nuk i dha shumë shpresë kampionëve rekord të Gjermanisë: “Unë besoj se dënimi do të mbetet tre ndeshje.” Diaz fillimisht shënoi dy gola në fitoren 2-1 kundër Paris SenZhermein, por më pas dëmtoi Ashraf Hakimin me një ndërhyrje të pakujdesshme dhe u përjashtua (me të drejtë). Më pas ai u pezullua për tre ndeshje nga UEFA. “Ishte faull. Mendoj se dy ndeshje për një faull janë tashmë një ndëshkim i mirë dhe i përshtatshëm. Tre ndeshje, megjithatë, i shoh shumë të ashpra,” tha drejtori sportiv Maks Eberl.

 

Po ndodh...

ide