UEFA nuk e pezulloi, Rydiger komenton ndeshjen e Champions: Arsenali kockë e fortë, por Reali ia del

Mbrojtësi i Realit, Antonio Rydiger, është lehtësuar pasi UEFA është mjaftuar me një gjobë ndaj tij për gjestet në “Metropolitano”.
Në këtë mënyrë, gjermani do të jetë gati për Ançelotin për ndeshjen e mesjavës së ardhshme në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit. Pikërisht për këtë takim ai ka folur në televizionin e Katarit “Alkass”.
Ne kemi planin tonë të lojës dhe përpiqemi ta ndjekim. Por ne e dimë që skuadrat angleze janë shumë fizike, vrapojnë shumë, dhe gjithashtu Arsenali ka një trajner të madh si Mikel Arteta dhe ata luajnë futboll të mirë.
Nëse do të shkojmë më tej ose jo, gjithçka varet nga ne. Po e pres me padurim ndeshjen. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por duam të luajmë për të kaluar në raundin tjetër”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


