Vdekja e Papës prek edhe UEFA-n, zyrtarizohet vendimi për Barcelona-Inter dhe Arsenal-PSG

25 Prill 2025, 14:10 / SPORT ALFA PRESS

Vdekja e Papës prek edhe UEFA-n, zyrtarizohet vendimi për

Vdekja e Papa Françeskut nuk ka prekur vetëm Vatikanin. Ati i Shenjtë është nderuar pas lajmit të trishtë, ndërsa UEFA ka njoftuar vendimin për sfidat deri më 1 maj.

Federata që udhëheq futbollin europian ka vendosur për 1 minutë heshtje në sfidat e kompeticioneve europiane, deri më 1 maj.

“UEFA do të mbajë një moment heshtje në kujtim Papa Françeskut përpara fillimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve për të rinj dhe të Ligës së Kampionëve për femra të kësaj jave, si dhe gjysmëfinaleve të klubeve për meshkuj midis 29 prillit dhe 1 majit”, shkruhet në deklaratën e UEFA-s.

Kështu para gjysmëfinaleve të para të Ligës së Kombeve do të përkujtohet Papa Françesku.

Po ndodh...

ide