
VIDEO/ 6-0 ndaj Union Berlinit, Guirassy shënon 4 herë: zgjohet Dortmundi!

23 Shkurt 2025, 09:04 / SPORT
Kualifikimi i fundit për në 1/8 e Champions League, pas përballjes së dyfishtë ndaj Sportingut (3-0 në Portugali, 0-0 në Gjermani) duhet t'i ketë bërë mirë Borussia Dortmundit, pasi pasditen e djeshme fitoi 6-0 ndaj Union Berlin, duke u zgjuar kështu edhe në një kampionat zhgënjyes deri tani.
Ylli i ditës ishte Serhou Guirassy, i cili shënoi 4 gola. Goli i parë u shënua nga Diogo Leite në minutën e 25-të (autogol), para se pjesa e parë të përfundonte 2-0, falë golit të parë të mbrëmjes të Guirassy në minutën e 40-të. Sulmuesi më pas rriti epërsinë me tre gola në minutat 75, 80 dhe 83, me Beier që shënoi rezultatin 6-0 në minutën e 89-të.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128