Dortmund argëtohet me Freiburg, Leverkusen përmbys Heidenheim, gol Xhaka
23 Nëntor 2024, 18:31 / SPORT

Bundesliga luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së 11-të. Pritej një takim i vështirë, por Dortmund nuk hasi aspak vështirësi ndaj Freiburg teksa fitoi 4-0 falë golave të Beier, Nmecha, Brandt dhe Gittens. Freiburg luajti me një lojtar më pak për 30 minuta lojë, pas daljes me karton të kuq të Osterhage.
Leverkusen mundi 5-2 Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë e panë veten në disavatazh të dyfishtë pas golave të Dorsch dhe Honsak. Palacios dhe Schick vendosën ekuilibrat, ndërsa në pjesën e dytë, do ishte pikërisht sulmuesi çek Schick që do shkëlqente, duke kompletuar tripletën personale. Xhaka realizoi në fund një gol mjaft të bukur për “aspirinat”, duke e kthyer kështu në festë këtë sfidë.
-
Asllani shkëlqen si titullar, Interi fiton në transfertën e Veronës
23 Nëntor, 17:05 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


