VIDEO/ Dortmund mund Freiburg, goleadë në “Signal Iduna Park”

4 Shkurt 2023, 17:52 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Dortmund mund  Freiburg, goleadë në “Signal Iduna

Dortmund është një makineri perfekte në kampionat.

Verdhezinjtë fitojnë sërish, madje pa probleme ndaj një rivali delikat si Freiburg.

Të besuarit e Terzic triumfuan 5-1 në ndeshjen e luajtur në Signal Iduna Park. Sidillia, mbrojtësi francez i mysafirëve ua bëri të lehtë punën vendasve pasi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 15 minuta.

Dortmund gjen avantazhin me Schlotterbeck, por barazohet nga Holer në limitin e pjesës së parë.

Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, infeririteti numerik bën të veten, pasi Adeyemi dhe Haller realizojnë sapo fillon pjesa e dytë. Festivali i golave vazhdon më pas edhe me Brandt dhe Haller.

 

 

 

Po ndodh...

ide