
Video-emocionuese/ “O sa mirë me qenë shqiptarë oe”, momentin kur Kombëtarja kuqezi del në fushë

Në më pak se 1 orë, Shqipëria do të përballet me Italinë, në sfidën e parë të rrugëtimit të tyre në Euro 2024.
Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.
Mirëpo, pavarësisht se sfida fillon në orën 21:00 tifozët janë akomoduar në ndenjëset e tyre, duke dhuruar një pamje emocionuese për sytë e çdo shqiptari, me shkallët e arenës mitike gjerman, “Signal Iduna Park”, e cila është e gjitha e “ngjyros” me ngjyrat “kuqezi”, teksa të jep ndjesinë sikur po luajmë në shtëpi.
Tashmë gjithçka mbetet është që djemtë tanë të na dhurojnë një performancë magjike, e pse jo edhe ndonjë pikë, për të mbajtur gjallë e një rrugëtimi fantasik, në Kampionatin Evropian, gjë e cila do të mbahej mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar.
ide

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128