
Video/ Rei Manaj gëzon Sylvinhon dhe tifozët e Kombëtares, shënon golin e tetë në kampionatin turk

16 Mars 2025, 16:57 / SPORT
Rei Manaj gëzon Sylvinhon dhe tifozët e Kombëtares para ndeshjes me së parë eliminatore të Botërorit 2026 kundër Anglisë, në Wembley.
Në ndeshjen e kampionatit turk mes Hataysporit dhe Sivasporit në javën e 28-të të Superligës së Turqisë, sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2 në minutën e 58-të, duke mposhtur ish-portierin e Tiranës, Bekaj, i cili mbron ngjyrat e Sivasporit.
Për fatin e keq të ekipit të Manajt, i cili luan për mbijetesë, Hatayspori realizoi golin e fitores me Kilama në minutën 65-të.
Për Manajn ky ishte goli i tetë në kampionat, paska larg nivelit të sezonit të kaluar kur rivalizonte për titullin e golashënuesit më të mirë.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128