
Vinicius mohon transferimin në Arabinë Saudite: Dua rinovimin me Real Madrid!

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli në konferencë për shtyp, në prag të derbit me Atletico Madrid në Champions League.
Braziliani tha se shpreson që ekipi i tij të luajë një ndeshje të shkëlqyer. I pyetur për të ardhmen, Vinicius deklaroi se është i lumtur te Reali dhe pret rinovimin duke mohuar zërat për një kalim në Arabinë Saudite.
Zërat për transferim në Arabinë Saudite? Jam i qetë sepse kam kontratë deri në vitin 2027 dhe shpresoj të rinovoj sa më shpejt. Këtu jam i lumtur. Drejtohem nga trajneri më i mirë, kemi tifozët më të mirë dhe të gjithë më duan.
Unë mendoj se arbitrat në Europë i mbrojnë më shumë lojtarët. Nuk na pëlqen të flasim për arbitrat, por është e rëndësishme që ata të gjykojnë mirë.
Tani unë jam në formën time më të mirë. Kam pasur lëndime. Me kaq shumë ndeshje nuk mund të jesh 100% në çdo ndeshje. Duke luajtur 80 ndeshje nuk mund të jesh gjithmonë në formën tënde më të mirë. Shumë lojtarë po luajnë me siklet. Mendoj se sezoni im po shkon mirë”, deklaroi Vinicus.
Ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid do të luhet të Martën, duke nisur nga ora 21:00.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128