
VLLAZNIA-TEUTA/ Pjesa e dytë nis me vrull, durrsakët bëjnë presing për të rihapur sfidën

Vllaznia pret Teutën në sfidën e fundit të javës së pestë të Superiores me të dyja skuadrat që kërkojnë vetëm tre pikët.
Shodranët vijnë nga një disfatë me përmbysje përballë Laçit dhe për këtë arsye nuk duan të rrezikojnë më shumë.
Nga ana tjetër, durrsakët morën fitoren e parë javën e kaluar me Skënderbeun dhe duan të vazhdojnë me këtë ritëm.
LIVE VLLAZNIA-TEUTA 2-0
15′, 42′ (p) Balaj
NGJARJET KRYESORE
55’ Një tjetër harkim nga e djathta gjen këtë herë Malën i cili gjuan në ecje e sipër por jo siç dëshironte dhe çon sferën jashtë.
53’ Gruda nga e djathta nis një harkim të shkëlqyer në zonë për Balajn, gjuajtja e këtij të fundit me kokë këtë herë është e gabuar dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
49’ Nga ana tjetër është Mala i cili tenton me një diagonale tokazi, sfera shkon jashtë katërkëndorit të miqve.
49’ Gjata provon menjëherë me një gjuajtje nga e majta, Qarri pret në pozicion. (VIDEO)
48’ Rrezik në portën e kuqebluve pas një goditje dënimi të harkuar nga Fili, por topi përfundon në rrjetën e jashtme e më pas aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.
46’ Pjesa e dytë nis me Gjatën në vend të Dacit në radhët e Teutës.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Vllaznisë.
45’+2’ Daja tenton nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversën e portës shkodrane.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon përsëri Balaj, këtë herë me penallti. (VIDEO)
41’ Penallti për Vllazninë! Pas një topi në zonë, është Jazxhi ai i cili prek topin me dorë dhe gjyqtari Xhaja nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
40’ Edhe Daci tenton të gjuajë në portë, por sheh goditjen e tij të bllokohet nga Stojanoviç.
39’ Arifi dhe Fili provojnë të gjejë hapësirë për të gjuajtur por nuk ia del dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të shënuar.
35’ Shkodranët provojnë me një tjetër goditje dënimi, ku topi harkohet në zonë për Balajn, por Jazxhi këtë herë spastron duke larguar rrezikun.
30’ Pas një goditje këndi të Teutës, është Boshnjaku i cili largon me vështirësi, në një moment kur loja është zhvendosur plotësisht në gjysmëfushën e shkodranëve.
25’ Goditje dënimi spektakolare e Filit, po e tillë është edhe përgjigja e Qarrit i cili grushton topin në këndore. (VIDEO)
21’ Smajli nga e djathta harkon në zonë, mbrojtja durrsake largon me shpejtësi rrezikun.
15’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje nga këndi, Balaj gjendet i vetëm dhe me kokë dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
11’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.
10;’ Asani nga e majta harkon në qendër, topi shkon në shtyllën e dytë për Grudën i cili nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe humb mundësinë për të rrezikuar.
8’ Krymi ndal Filin në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
7’ Gruda merr një top në thellësi dhe del i vetëm para Demës, portieri i durrsakëve ndal gjuajtjen e tij duke shmangur një gol të sigurt.
6’ Harkim nga e majta e sulmit për Balajn, por gjuajtja e tij me kokë pritet nga Dema.
3’ Në vijimin e një goditje këndi të durrsakëve, topi shkon te Fili i cili gjuan në hyrje të zonës, duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
2’ Arifi hyn në zonë nga e djathta dhe tenton një diagonale në shtyllën e parë, por Qarri devijon jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Shkodër.
FORMACIONOI
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Asani, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli
TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Gjumsi, Peposhi, Arifi, Demirçani, Fili.
Trajner: Diego Longo
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128