Xhaka merr të kuq, Zvicra nisje katastrofike në Ligën e Kombeve
Një paraqitje zhgënjyese në Kopenhagen, aty ku Danimarka triumfoi me rezultatin e pastër 2-0, ka bërë që Zvicra të bëjë një nisje katastrofike të Ligës së Kombeve.
Djemtë e Murat Yakin zhvilluan një lojë të dobët dhe pa shumë pretendime përballë vendasve që ishin më kërkues te porta kundërshtare, shkruan A2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa 45 minutat e dytë nisën me danezët në sulm. Zvicra po ashtu humbi pjesët, pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. Kjo pasi Nico Elvedi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër në minutën e ’50.
Danimarka gjeti rrjetën vetëm në minutën e ’82 me Patrick Dorgu, ndërsa një minutë më pas Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë.
Pas vetëm katër minutash nga ndëshkimi, mesfushori potent i Leverkusen e pësoi sërish, duke lënë fushën pasi arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdhë, raporton A2.
Me këtë humbje Zvicra renditet përkohësisht e fundit në grupin 4 të Ligës A, ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Serbinë, të cilat ndanë nga një pikë mbrëmjen e sotme.
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128