Zyrtare, Bayerni blindon një tjetër ‘yll’, Kimmich rinovon deri në vitin 2029

13 Mars 2025, 15:25 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare, Bayerni blindon një tjetër ‘yll’, Kimmich rinovon

Joshua Kimmich më në fund ka sqaruar të ardhmen e tij. Pas një pritjeje të gjatë dhe tërheqjes së ofertës së mëparshme nga Bayerni, kapiteni i kombëtares gjermane ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2029.

Kjo zgjatje kontrate vjen pas rinovimeve të tjera të rëndësishme si Manuel Neuer, Alphonso Davies dhe Jamal Musiala, duke konfirmuar strategjinë e Bayern-it për të siguruar lojtarët e tij kryesorë për të ardhmen.

"Te Bayerni kam ambientin ideal për të arritur objektivat e mi sportivë. Prandaj mora këtë vendim," - deklaroi Kimmich për kanalet zyrtare të klubit.

"Për momentin, nuk ka një kombinim më të mirë për mua sesa bashkëlojtarët, stafi teknik dhe mjedisi i klubit për të arritur suksesin maksimal.

Ndihem i lumtur këtu dhe nuk e kam përfunduar ende rrugëtimin tim."

Ky rinovim e forcon edhe më shumë rolin e Kimmich si lider dhe shtyllë e mesfushës së Bayern-it, duke siguruar stabilitet dhe cilësi për një skuadër që synon të ruajë dominimin në Bundesligë dhe të rikthehet në majat e Europës.

Vendimi i tij është një shenjë e qartë besimi në projektin e klubit dhe forcon më tej identitetin fitues të Bayernit për vitet në vijim.”

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128