
Dy lojtarë kanë mbyllur sezonin, Tirana “në luftë” me kohën për riaftësimin e afrimit të janarit

Tirana ka lënë pas ndeshjen me Vllazninë dhe tani është e përqendruar te takimi me Egnatian. Një sfidë që bardheblutë duhet ta fitojnë medoemos. Jo vetëm për faktin se ndeshja luhet shumë shpejt, vetëm ditën e shtunë, por edhe për situatën ku ndodhet ekipi.
Gjithsesi, Bledi Shkëmbi duhet të luftojë me kohën për të pasur ekipin të plotë, ose të paktën të plotësojë grupin me disa pjesë që i ka humbur rrugës. Shqetësimi kryesor i korçarit mbetet Rafael. Braziliani është i dëmtuar dhe po punohet që futbollisti të jetë gati për sfidën e radhës në kampionat ndaj Egnatias.
Lojtari ka një tërheqje në kofshë që nuk e lë të stërvitet, por mjekët duan ta provojnë për këtë takim. Lojtari është nga më të mirët në ekip dhe mungesa e tij do të ishte fatale për bardheblutë. Nga ana tjetër, me një të çarë në buzë është argjentinasi Luçiano Vera. Futbollisti ka shqetësime dhe do të shihet nëse mund të jetë në fushën e lojës. Në fund, mbetet vetëm rikthimi i Rimal Haxhiut. Sulmuesi është pothuajse gati për disa minuta lojë, por ende nuk ka marrë konfirmimin e stafit mjekësor.
Nga ana tjetër, bardheblutë ndaj Egnatias këtë vit nuk njohin fitore. Në tri përballjet e mëparshme, Tirana ka marrë një barazim dhe dy humbje. E veçanta e sfidës me Egnatian është fakti, se pas humbjes 1-0 në ndeshjen e dytë, Bledi Shkëmbi u shkarkua nga Refik Halili. Po kështu, edhe në humbjen 0-4 të fazës së tretë, u shkarkua trajneri tjetër Gugash Magani. Rrogozhinasit kanë marrë 7 pikë dhe Tirana 1, por në Superiore, Tirana gjithmonë ka treguar “dhëmbët” ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128