Zyrtare, Mario Balotelli rikthehet në Serie A

28 Tetor 2024, 18:57 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare, Mario Balotelli rikthehet në Serie A
Mario Balotelli rikthehet zyrtarisht në futbollin italian. Sulmuesi, i cili ka qenë pa klub pas përfundimit të kontratës së tij me Adana Demirsporin, në qershor, tani i është bashkuar Genoas, siç ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale këtë të hënë.

“Mario Balotelli është lojtar i ri i Genoas”, Sulmuesi italian, i lindur në Palermo më 12/09/1990, ka nënshkruar një kontratë me klubin e tij të ri.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Balotelli ka fituar nëntë tituj në nivel profesional me klubet e tij. Në kombëtaren italiane ai ishte golashënuesi më i mirë dhe nënkampion në Euro 2012, duke grumbulluar gjithsej 36 paraqitje dhe 14 gola. Mirë se vjen në Genoa, Super Mario!”- konfirmojnë kuqeblutë në llogarinë e tyre zyrtare X.

34-vjeçari do të rikthehet të veshë fanellën me numrin e tij ikonik 45, pasi kishte numrin 9 në periudhën e tij të fundit në klubin turk.

Genoa tani është klubi i pestë italian për të cilin Balotelli luan pas Interit, Milanit, Brescias dhe Monzës.

Po ndodh...