Zyrtare, ndryshohet data për ndeshjen hapëse të Botërorit

12 Gusht 2022, 11:00 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare, ndryshohet data për ndeshjen hapëse të Botërorit

Kampionati Botëror, i cili do të zhvillohet në Katar, ishte planifikuar të ngrejë siparin më 21 nëntor, por data është ndryshuar.

Ndeshja hapëse, ishte planifikuar të jetë ajo mes Senegalit dhe Holandës, më 21 nëntor në orën 11:00.

Megjithatë, FIFA ka ndryshuar datën dhe sipari do të ngrihet një ditë më parë, pra më 20 nëntor. Gjithçka lidhet me faktin, se duan që ndeshja hapëse të jetë nga organizatorët e Katarit, ndeshja e të cilëve është planifikuar të jetë e treta, pra më 21 nëntor në orën 17:00.

FIFA propozoi, që ndeshja hapëse të luhet mes Katarit dhe Ekuadorit më 20 nëntor dhe programi tjetër i ndeshjeve më pas, të vazhdojë ashtu siç është me Senegal-Angli në orën 11:00 dhe Angli-Iran në orën 2:00, të 21 nëntorit.

Për t’u aprovuar ky propozim, anëtarët ku përfshihen, Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe Presidentët e gjashtë Konfederatave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC), kanë votuar dhe e kanë miratuar.

 

Po ndodh...