Zyrtare/ Pepe njofton tërheqjen nga futbolli
8 Gusht 2024, 18:08 / SPORT

Pepe ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist. Qendërmbrojtësi portugez e bën këtë në moshën 41-vjeçare.
878 ndeshje, 34 trofe të fituar dhe çmimi i njërit prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë për Pepe.
Ai ishte prej më të mirëve të Portugalisë në Kampionatin Evropian muajin e kaluar, megjithatë, Pepe ka vendosur të tërhiqet nga fushat e blerta.
Karrierën ai e nisi në Brazil me Alagoano, për të vazhduar më pas në Portugali me Maritimo dhe Porto.
Në vitin 2007 deri në 2017-ën, Pepe mbajti veshur fanellën e Real Madrid. Më pas, portugezi vendosi t’i bashkohej Besiktas, me të cilët luajti 1 vit e gjysmë.
Në janar të vitit 2019, Pepe u ribashkua me Porton, me të cilët luajti deri në korrik të këtij viti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

