ZYRTARE/ Shihni si rreshtohen Interi dhe Barcelona në ‘San Siro’
6 Maj 2025, 20:25 / SPORT

Interi dhe Barcelona përballen sot në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, për të zgjidhur mes tyre se cila është skuadra e parë që do të shkojë në finalen e madhe të Mynihut.
Dy ekipet kanë dhuruar një barazim spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, që dhuroi emocione që në vërshëllimën e parë, e deri në të fundit.
Skuadrat vijnë edhe në këtë ndeshje të dytë me probleme të rëndësishme me dëmtimet apo me formën jo optimale të disa elementëve kyç, pasi Lautaro Martinez nga një anë e Levandovski nga tjetra nuk janë në formën më të mirë.
Lautaro e nis ndeshjen nga minuat e parë, ndërsa polaku i Barcelonës është në stolin e rezervave.
Sfida në “San Siro” nis në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Nga Sidi Hasanaj
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Nga Alban Daci
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


