Zyrtare/ Transferim i papritur, Skuka lë Metz dhe i bashkohet ekipit portugez

2 Shtator 2024, 21:35 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Transferim i papritur, Skuka lë Metz dhe i bashkohet ekipit
Xhuliano Skuka ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Metz në Francë, për të nisur një të re në Portugali me ekipin e Penafiel.

Këta të fundit janë një klub të cilët militojnë në Ligën e Dytë portugeze, ndërsa pak minuta më parë kanë bërë zyrtare transferimin në faqet e klubit në internet.

Skuka u shit në Francë për 1.4 milionë euro nga Partizani. Por te Metz nuk u përshtat siç duhet, duke u huazuar te Maribor, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e “Demave” në Superiore.

Po ndodh...

ide