70-vjeçari nga Burreli: Më gjykojnë se jam bërë baba në moshë të madhe, më thonë “ç’tu desh”

20 Prill 2024, 23:56 / TRENDING ALFA PRESS

70-vjeçari nga Burreli: Më gjykojnë se jam bërë baba

Myrtezai 70-vjeçar, i cili jeton në Burrel me familjen e tij të dytë, shprehet se e paragjykojnë që është bërë sërish baba në një moshë të madhe. Ai rrëfen se njerëzit i thonë “ç’tu desh që bëre një fëmijë 60 vjeç”, por të gjithëve u jep të njëjtën përgjigje: u thotë “faleminderit”.

Kjo për arsye se Myrtezai kërkon të shohë vetëm punët e veta dhe të sigurojë të ardhmen e djalit 7-vjeçar.

“Nuk i dëgjoj fare fjalët e këqija. Më kanë thënë fjalë nga më të këqijat dhe i kam thënë faleminderit. Nuk ka çfarë më duhet, shoh punën time. Më shohin me djalin dhe më thonë “ç’tu desh”. Unë në të gjitha rastet i them faleminderit. Nuk shoh inatet e të tjerëve shoh hallin tim. Dikush më thotë ke tradhtuar gruan ke marrë Naimen. Njerëzit kur s’kanë me çfarë merren me këto punë do merren”, tha ai.

Ndërkohë Naimja 48 vjeçe, e cila ka probleme të mëdha me këmbët, rrëfeu vështirësitë ekonomike.

Shqetësimi i Naimes sot është që djali të ketë sa më shpejt një shtëpi të tijën, pasi Myrtezai tashmë është 70 vjeç kurse vet është e pamundur fizikisht, që të mund t’ja sigurojnë diçka të tillë.

Ajo tha se dhe kur e nxjerr shëtitje djalin, mundohet të mos kaloj përpara dyqaneve pasi nuk ka mundësi t’i blejë gjë nëse ai ia kërkon.

“Mi kërkon të gjitha çfarë sheh. Edhe kur e shëtis nuk e çoj nga dyqanet e nxjerr nga rruga tjetër, të mos shkoj te dyqanet se nuk ia përballoj dot të gjitha. E kupton që jemi në situatë të vështirë se tani është i rritur”, tha ai.

 

Po ndodh...