Alarm për përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, ja si adoleshentët regjistrohen duke përgënjeshtruar moshën

28 Nëntor 2024, 19:52 / TRENDING ALFA PRESS

Alarm për përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, ja si

Një shqetësim i ri është ngritur së fundmi lidhur me prezencën e adoleshentëve në platformat online, për shkak se gënjejnë për moshën e tyre.

Sipas BBC-së, rregullatori i mediave në Britaninë e Madhe shprehet se të paktën 22% e 17 vjeçarëve gënjejnë për moshën e tyre, pasi në botën online shfaqen mbi 18 vjeç.

Ofcom (rregullatori mediatik britanik) është shprehur për BBC se në vitin 2025 do të  vijnë në fuqi ligje të reja që do të shpalosin një përgjegjësi për përgënjeshtrimin e moshës.

Sipas Ofcom, viti i ardhshëm do të pësojë ndryshime thelbësore juridike për këtë shqetësim që i përballë të miturit me problemet e botës online.

Adoleshentët kanë dhënë detaje se si  regjistrohen në platformat online, duke sqaruar pjesën e përgënjeshtrimit të moshës së tyre.

“Ne vendosim ditën dhe muajin e saktë të lindjes, por ndryshojmë vitin, duke e çuar të paktën 10 vite më para”, u shpreh një 15 vjeçar.

“Është kaq e thjeshtë”, shtoi i mituri.

Një 15 vjeçar tjetër ka thënë “Nuk ka asnjë verifikim, nuk të kërkohet karta e identitetit, nuk të kërkohet asgjë!”.

Ka një shqetësim të thellë publik për fëmijët që ekspozohen ndaj përmbajtjeve të dëmshme në internet.

“Çdo ditë heqim mijëra llogari të dyshuara nën moshë,” tha TikTok në një deklaratë.

Sakaq, platformat e tjera nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë fenomen shqetësues.

 

Po ndodh...