Murgu: S*ksi, një ndër kriteret më të vështira të besimit tonë ndaj Zotit Krishna

18 Nëntor 2023, 20:48 / TRENDING ALFA PRESS

Murgu: S*ksi, një ndër kriteret më të vështira të

Sankirtan Das, një prej 3 murgjve të besimit Hare Krishna që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për të ndarë dijen e tyre, tregoi në emisionin Real People në Euronews Albania 4 rregullat bazë që duhen respektuar nëse do të bëhesh pjesë e këtij besimi.

“Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e këtij besimi duhen respektuar 4 rregulla bazë: Të jesh vegjetarian, të mos pish alkool/cigare/kafe/çaj të zi, të mos jesh i varur nga bastet si dhe të mos bësh seks, përveçse për arsye riprodhimi.

Kriteri i fundit është më i vështiri për t’u zbatuar, gjë që e pranon edhe Sankirtan Das

“Unë jetoj si murg, nuk kam grua që do të thotë nuk bëj seks. Ndaj nuk kemi aq anëtarë sa duhet të kishim po të ishim më tolerantë në veçanti në parimet e seksit. Sepse për shumë njerëz është pak sfiduese ta ndjekin këtë rrugë. 


Duhet shumë vullnet për ta bërë siç duhet. Është e vështirë por ne kemi metodat tona për ta përballuar; shoqërohemi me murgj të tjerë, rrimë bashkë dhe kjo na jep fuqi. Dhe kemi diçka që ne e quajmë shija më e madhe, pra kur merr shijen më të madhe nga praktikat shpirtërore nuk ke më shije për diçka më të vogël”, tregoi ai.