Kaosi më i rëndë kibernetik/ 8,5 milionë kompjuterë të prekur nga Black Out-i botëror

21 Korrik 2024, 11:33 / TRENDING ALFA PRESS

Kaosi më i rëndë kibernetik/ 8,5 milionë kompjuterë

Microsoft thotë se vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën janë çaktivizuar nga ndërprerja globale e IT.

Është hera e parë që vihet një shifër për incidentin dhe sugjeron se mund të jetë ngjarja më e keqe kibernetike në histori.

Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë janë pamundësuar shumë operacione.

Mikrosoft thotë se ky numër është më pak se 1% e të gjitha makinerive Windows në mbarë botën, por se "ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore pasqyrojnë përdorimin e CrowdStrike nga kompanitë që drejtojnë shërbime kritike".

Gjiganti i teknologjisë, Mikrosoft teksa nënvizon se ky nuk ishte një problem me softuerin e tij - thotë se incidenti vë në dukje se sa e rëndësishme është që kompanitë si CrowdStrike të përdorin kontrolle të kontrollit të cilësisë për përditësimet përpara se t'i publikojnë ato.

Në mesin e bizneseve të prekura kanë qenë aeroportet, bankat dhe spitalet.

Ndërprerja masive ka shkaktuar gjithashtu paralajmërime nga ekspertët dhe agjencitë e sigurisë kibernetike në mbarë botën për një valë përpjekjesh nmga hakerat për të krijuar akses në sisteme kompjuterike.

Agjencitë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi po paralajmërojnë njerëzit që të jenë vigjilentë ndaj emaileve, thirrjeve dhe faqeve të rreme që pretendojnë se janë zyrtare.

Ndërsa shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre.

Sipas studiuesve në Secureworks, tashmë ka pasur një rritje të dukshme në regjistrimet e domeineve me temë CrowdStrike, pjesa më e madhe e të cilëve dyshohet se janë hakera që që regjistrojnë uebsajte të reja për t'u dukur zyrtar.

Këshillat janë kryesisht për menaxherët e IT-së, Por edhe individët mund të jenë në shënjestër, kështu që ekspertët po paralajmërojnë që të jenë tepër vigjilentë dhe të veprojnë vetëm sipas informacioneve nga kanalet zyrtare të CrowdStrike.

 

Po ndodh...