
Rikthehen në normalitet Facebook, Whatsapp dhe Instagram, pasi ranë nga sistemi

Disa aplikacione në internet si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën, sipas Downdetector.
Shumica e përdoruesve raportuan se kishin probleme me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobile.
Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, kishte thënë se po punonte për ta rregulluar këtë problem.
“Ne jemi në dijeni se një problem teknik po ndikon te disa përdorues për kyçjen e tyre në aplikacionet tona”, shkroi Meta në rrjetet sociale.
“Ne po punojmë për ta kthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, tha ajo.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve e shfrytëzuan platformën rivale X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur se çfarë i shqetësonte ata.
Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.
Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128