Veçoritë e reja të WhatsApp-it do t’ju lehtësojnë punë

WhatsApp po nxjerr një veçori të re të mjetit të formatimit automatik të tekstit si pjesë e përditësimit të tij të ardhshëm, i cili ofrohet për disa testues beta përmes përditësimit më të fundit të WhatsApp beta për Android 2.24.23.9.
Përditësimi i ri i aplikacionit prezanton një mjet automatik të formatimit të tekstit në aplikacion. Kjo veçori e re shton automatikisht nënvizime në links, duke i bërë ato më të dallueshme duke i ndihmuar përdoruesit të dallojnë links nga teksti i rregullt, sipas WABetaInfo.
Përveç kësaj, WhatsApp po i bën më të theksuara përmendjet e grupeve për të rritur rëndësinë e tyre brenda flluskave të mesazheve, gjë që siguron që mesazhet e rëndësishme të dalin në pah në biseda, në mënyrë që ato të identifikohen shpejt nga përdoruesit.
Me veçorinë e re, aplikacioni po shton gjithashtu formatimin e theksuar dhe të nënvizuar edhe në numrat e telefonit, duke i lejuar përdoruesit të njohin shpejt dhe të ndërveprojnë me numrat e telefonit të ndarë në biseda dhe grupe.
Funksioni i ri e bën tekstin më interaktiv duke nënvizuar links dhe numrat e telefonit, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë hiperlinks në ueb.
Ky dallim vizual i lejon përdoruesit të kuptojnë menjëherë se cilët elementë në një mesazh janë të klikueshëm, pasi teksti i nënvizuar zakonisht tregon ndërveprim.
Funksioni i ri i mjetit të formatimit automatik të tekstit do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë javëve të ardhshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
