Zgjedhjet në lindje të Gjermanisë mund të sjellin në pushtet guvernatorin e parë nga AfD-ja
Të dielën janë hapur kutitë e votimit në zgjedhjet rajonale në lindje të Gjermanisë.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të pritur kandidatin e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Ulrich Siegmund, i cili u është drejtuar kutive të votimit.
Ai me motoçikletë ka mbërritur në qendrën e votimit në qytetin e tij të lindjes, Tangermünde, me gruan e tij, Julia
Partia e tij, një forcë e ekstremit të djathtë në Gjermani, synon pushtetin dhe këto zgjedhje për parlamentin rajonal në Saksoni-Anhalt, një rajon me 2.1 milionë banorë në perëndim të Berlinit, kanë marrë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Mbështetësit ishin mbledhur jashtë qendrës së votimit duke brohoritur.
Zgjedhjet kanë tërhequr vëmendjen kombëtare, ndërsa AfD kërkon rezultatin e saj më të fortë deri më tani dhe një rrugë të mundshme për të udhëhequr një qeveri shtetërore.
Siegmund ka thënë se do të kërkojë postin e guvernatorit vetëm nëse partia fiton një shumicë absolute.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128