Aksident i rëndë në Prishtinë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, vdes një person

18 August 2026, 10:29 / KOSOVA ALFA PRESS

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Kliqinë, në aksin rrugor Pejë-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se katër persona janë lënduar në aksident. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, njëri prej të lënduarve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Po ndodh...