Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy prej të plagosurve me djegie në 50% të trupit

Dy prej katër personave të plagosur nga shpërthimi i skafit në Porto Palermo po marrin trajtim në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUT.
Bëhet fjalë për Xhemal Ismailajn, 40 vjeç, dhe Mateo Merdanajn, 25 vjeç, të cilët, sipas burimeve, kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, që përfshijnë rreth 50% të sipërfaqes trupore.
Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar, ndërsa për shkak të plagëve të rënda, rikuperimi dhe rehabilitimi pritet të jetë i gjatë. Të dy vijojnë të qëndrojnë nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.
Dy të plagosurit e tjerë, 18-vjeçari Aleks Doda dhe 38-vjeçari Ardinant Qeziu, po marrin trajtim në Spitalin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa katër personat po punonin për riparimin e motorit të skafit, ndërsa mjeti ndodhej në det. Dyshimet paraprake janë se një rrjedhje benzine mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve dhe më pas shpërthimin.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit dhe për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128