E rëndë në një shkollë në Filipine, nxënësi qëllon me armë zjarri shokun dhe më pas veten

18 August 2026, 09:07 / BOTA ALFA PRESS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Filipinet jugore, ku një nxënës dyshohet se qëlloi me armë zjarri shokun e tij dhe më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi në një shkollë të lidhur me Universitetin Ateneo de Zamboanga, në qytetin e Zamboangës, një institucion privat katolik në Mindanaon perëndimore. Sipas autoriteteve, nxënësi hyri në kampus i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë dhe qëlloi drejt studentëve brenda klasës.

Kryetari i bashkisë së Zamboangës, Khymer Adan Olaso, deklaroi se autori “arriti të hynte duke mbajtur një armë zjarri me fuqi të lartë dhe një pistoletë të kalibrit .45”.

Duke iu referuar një videoje që po qarkullonte në mediat lokale, Olaso tha se autori fillimisht drejtoi armën ndaj një mësueseje që ndodhej në një tavolinë.

"Me sa duket, ai nuk e ka qëlluar, pastaj është zhvendosur në një dhomë tjetër... ai qëlloi një student tjetër atje, atë që ra. Duket se dy të tjerë u plagosën gjithashtu, ndoshta para se ai të vriste veten," tha ai. 

Po ndodh...