Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: LVV dhe LDK bisedë për President konsensual

Ka përfunduar takimi i konsultues të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, lidhur me krizën politike.
“Duhet të flasim me emra të përveshëm për kandidatin konsensual për president”, theksoi zonja Haxhiu. Ajo nënvizoi se pa marrëveshja për presidentin vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.
Sipas zonjës Haxhiu, Kurti shumë shpejtë do të nisë diskutimet me LDK-në për kandidatin për president konsensual. Ushtruesja e detyrës së Presidentes tha se kreu i Vetëvendosjes në takim bëri të ditur se i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë, por nevojitet ujdia për president.
Për paralajmërimet për protesta nga ish opozita, Haxhiu tha se ato forca politike duhet të tregojnë kauzën e protestës. Kurti pas takimit theksoi se nuk do të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive pa pasur një marrëveshje për presidentin.
Në takimin konsultues munguan tri partitë kryesore opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca. Ndërkohë, ashtu si në ditët e kaluara, anëtarë dhe deputetë të PDK-së rrethuan kryeministrinë duke kërkuar rifillimin e seancës konstituive të ndërprerë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128