Aksident në Divjakë/ “Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur

5 July 2026, 15:31 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në Divjakë/ “Toyota” dhe “Audi”

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Divjakë–Tre Urat, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 
Në aksident janë përfshirë një “Toyota” dhe një “Audi”.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, ndonëse segmenti rrugor është rural dhe me kufizim shpejtësie deri në 30 km/h.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë bërë manovrat e gabuara dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në një rrugë të ngushtë fshati.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar.

Po ndodh...