Mojtaba Khamenei mungon në varrimin e të atit, shfaqen tre djemtë e tjerë, lum njerëzish në homazhet për ish-liderin e Iranit
Tre prej djemve të liderit suprem Ajatollahut Ali Khamenei të vrarë në ditët e paratë luftës, u shfaqën pranë arkivolit me trupin e të atit dhe 4 pjesëtarëve të tjerë të familjes, gjatë homazheve që po mbahen në nder të tyre në Teheran.
Megjithatë, Mojtaba Khamenei, djali që e pasoi si udhëheqësi i ri suprem i vendit, nuk u shfaq në ceremoni. Mojtaba thuhet të jetë plagosur rëndë në sulmet amerikano-izraelite të 28 shkurtit e sipas disa raportimeve ka pësuar shpërfytyrime të rënda.
Televizioni shtetëror tregoi Mostafa, Meysam dhe Masoud Khamenei teksa luteshin e qanin pranë arkivoleve të vendosura në oborrin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet. Në një demonstrim të besnikërisë ndaj Republikës Islamike dhe frymës revolucionare, autoritetet iraniane kanë organizuar një javë ceremoni mortore masive për Ali Khamenein.
Si pjesë e homazheve, trupi i tij do të dërgohet edhe në vendet e shenjta shiite në Irakun fqinj. Mijëra iranianë janë mbledhur për t'i bërë homazhe liderit të ndjerë, e gjithashtu presidenti Masoud Pezeshkian e kreu i Gardës Revolucionare morën pjesë në ceremonitë mortore.
Ceremonitë do të zgjasin një javë, gjatë së cilës do të pezullohen edhe bisedimet e paqes siç njoftoi presidenti Trump për Axios.
Pas procesionit në Teheran, trupi i Khameneitdo të dërgohet në qytetin e shenjtë të Qomit, më pas në Najaf dhe Qerbela në Irakdhe në fund do të varroset në Mashhad. Autoritetet iraniane presin pjesëmarrjen e miliona qytetarëve në ceremonitë mortore, duke i paraqitur ato si një shfaqje të unitetit dhe besnikërisë ndaj Republikës Islamike.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128