Simbol i protestës me djalin e tij të paralizuar, lirohet Altin Hila, thirrja për kryeministrin Rama: Reflekto!

5 July 2026, 17:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Sapo është liruar Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, pasi gjykata e vendosi në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
“Rama nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë duhet të reflektojë për këta njerëz që herë jemi rritur me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, tha ai për News24.

Gjykata e Tiranës vendosi që 12 protestues të lihen nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.

Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.

 

 

Po ndodh...