Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria
5 July 2026, 14:31 / AKTUALITET
Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit.
Si në plazhet publike ashtu edhe në ato private, kullat e vrojtimit janë bosh.
Në shumë raste, ato përdoren nga pushuesit thjesht si vende për t’u ulur ose për të gjetur pak hije, ndërsa personeli që duhet të garantojë sigurinë në det mungon.
Të moshuarit, të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë plazh publik, kërkojnë që siguria të mos mbetet vetëm në tabela paralajmëruese, por të garantohet me praninë e vrojtuesve të trajnuar.
Kjo situatë përsëritet prej vitesh në vijën bregdetare të Vlorës, ndonëse legjislacioni parashikon që stacionet e plazhit të jenë të pajisura me vrojtues të certifikuar.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128