Arrestimi i 21 protestuesve/ Gjykata jep vendimin
Gjykata e Tiranës liron të 19 protestuesit e arrestuar më 2 korrik para Parlamentit, edhe pse i cilësoi ndalimet të ligjshme, pavarësisht pretendimeve të avokatëve
Vetëm dy prej tyre do qëndrojnë në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitjeje.
Prokuroria ngriti 5 akuza ndaj tyre, kryesisht kundërshtim ndaj Policisë, shkatërrim prone, prishje qetësie, organizim tubimi të paligjshëm dhe bllokim të mjeteve të transportit.
Avokati Dorian Matlija pas seancës u shpreh:
“Vetëm 19 persona lidheshin me protestën, dy ishin më vete. Dy persona kërkoi arrest me burg, për të tjerët kërkoi detyrim paraqitje. Për personat me mbiemrat Bardhi e Gega u la arrest shtëpie nga burg që u kërkua dhe gjithë të tjerët detyrim paraqitje, kurse për 5 nuk u la masë fare. Disa e kanë një herë në muaj dhe disa dy herë në muaj. Arrestimi u cilësua i ligjshëm, megjithë kundërshtimin tonë, sepse Policia nuk kishte konkretizuar sjelljen e shumë personave, por vetëm për pak persona. Gjykatës iu kërkua që të mos instrumentalizohej e për të mos dhënë mesazh ndaj protestuesve, se nuk kanë pse të kenë frikë dhe të kapën në mënyrë kolektive e të vuajnë 72 orëshi në komisariat. Gjykata e la të padiskutueshme këtë pjesë në lidhje me raportin e policisë”.
Prokuroria fillimisht kërkoi burg për Altin Hilën, protestuesin baba të dy fëmijëve të mitur, po për shkak të rrethanave të veçanta, sepse një nga fëmijët ka probleme shëndetësore, organi i akuzës u tërhoq dhe në fund u la me detyrim paraqitjeje.
Matlija vuri në dukje se në seancë u panë shumë protestues me shenja dhune në trup.
Në fund të seancës, qindra qytetarë që ishin solidarizuar prej 6 orësh para Gjykatës thirrën “Fitore, fitore” apo “Arresto Ballukun”.
Masat u dhanë nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara. Mësohet se ato u dhanë në grup për të gjithë dhe seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128