“Kjo ishte arma ime”/ U arrestua në protestën para Kuvendi, momenti i lirimit të Niko Qarkajt, ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

5 July 2026, 17:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj.

I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.

Pas daljes nga Komisariati nr. 3, ku ishte pritur nga dhjetëra qytetarë, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë. Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.

Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3.

 

Sipas pretendimeve të mbështetësve të tij, ai është dhunuar nga efektivët e policisë gjatë qëndrimit në komisariat dhe ka pësuar edhe kriza epilepsie. Një episod i tillë u regjistrua edhe gjatë seancës gjyqësore, ku ai pati një tjetër krizë shëndetësore.

Gjykata vendosi lirimin e tij për mungesë provash.

 

Po ndodh...