Në pranga pas tensioneve në protestën e së enjtes, nis lirimi i protestuesve të arrestuar. Priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë

Ka nisur lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve në protestën e zhvilluar ditën e enjte. Protestuesit kanë lënë bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Gjykata e Tiranës shpalli pak më parë verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.
Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.
Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.
12 protetues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.
Seanca zgjati më shumë se 5 orë, kohë gjatë së cilës u pezullua pasi protestuesi Niko Carklaj shfaqi shtqetësime, për shkak se vuan nga epilepsia.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128