Aksidenti në Bulgarec të Korçës, ndërron jetë në spital 18-vjeçari

7 October 2026, 22:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksidenti në Bulgarec të Korçës, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së sotme në fshatin Bulgarec të Korçës.

Nga aksidenti mbeti i plagosur shtetasi F. M., 18 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...