
Abuzim me energjinë elektrike, policia ekzekuton 17 masa sigurie për punonjësit e OSSH Gjirokastër

Në një njoftim për media ditën e sotme, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Sahatet”.
Pas një hetimi disamujor me metoda speciale, janë lëshuar 17 masa sigurie për punonjës dhe ish-punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Drejtorinë Rajonale Gjirokastër, si dhe për abonentë të dyshuar për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga këto, disa persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerë janë vendosur masa si “arrest në shtëpi” apo “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjatë kontrollit në banesën e një prej të dyshuarve janë sekuestruar 22 matës elektrik, vula dhe pajisje për ndërhyrje në sahatet e energjisë elektrike.
Nga hetimet e deritanishme, janë ekzekutuar masat e mëposhtme:
* S.K., me detyrë përgjegjës grupi pranë OSSH, është lënë në “Arrest në Burg”.
* R.GJ., R.B., I.B., me detyra përkatësisht përgjegjës grupi dhe elektricistë pranë OSSH, janë lënë në “Arrest në Burg”.
* I.B., ish-punonjës pranë OSSH, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 matës elektrik, vula dhe pajisje për manipulim sahatesh. Ai u kap gjithashtu me lidhje të paligjshme të energjisë.
* R.S., ish-punonjës pranë OSSH, është lënë në “Arrest në Shtëpi”.
* S.R., T.B., XH.B., janë lënë në “Arrest në Shtëpi”.
* S.B., elektricist pranë OSSH, është lënë në “Arrest në Shtëpi”.
* E.XH., faturist pranë OSSH, është lënë në “Arrest në Shtëpi”.
* A.SH., abonent jo familjar, është lënë me masat “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
* A.M. dhe G.R., abonentë jo familjarë, janë lënë me të njëjtat masa sigurie.
* M.K., P.S. dhe O.Z., abonentë familjarë, janë lënë me “Ndalim të daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
* A.L., ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në Shtëpi”, ndodhet aktualisht jashtë vendit.
Hetimet vijojnë për ekzekutimin e masave të tjera, ndërsa Prokuroria e Gjirokastrës thekson se operacioni mbetet i hapur dhe priten zhvillime të mëtejshme.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128