
“Veprimi i Gjykatës Speciale në shkelje të të drejtave të njeriut”, Basha shpreh ngushëllime për vdekjen e babit të Hashim Thaçit: Rriti një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës

Në një intervistë në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të ndjera për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas humbjes së babait të tij. Basha theksoi se humbja e një prindi është gjithmonë një dhimbje e pashërueshme dhe një boshllëk që nuk mbushet kurrë.
Ai kritikoi ashpër Gjykatën Speciale për ndalimin e Thaçit të merrte pjesë në ceremoninë mortore, duke e quajtur këtë veprim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Basha shtoi se ky akt vetëm sa diskrediton paansinë që duhet të ketë një trup gjyqësor.
Pjesë nga fjala e Bashës
Së pari gjej rastin edhe përmes valëve të televiyionit tuaj, të ripërsëris ngushëllimet e mia më të ndjera , ndaj presidentit Thaçi, ndaj familjes së tij për humbjen e babait. Sigurisht që kjo është një humbje e madhe, për këdo që e ka provuar, është një diçka për të cilën nuk përgatitesh kurrë dhe një boshllëk i cili nuk mbushet më, asnjëherë.
Por, dua ta them fare qartë, jam i revoltuar nga fakti që Gjzkata Speciale në shkelje flagrante të çdo norme elementare të të drejtave të njeriut, të dinjitetit njerëzor, i ndaloi presidentit Thaçi pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të babait të tij të ndjerë. Dhe dua të them se më këtë veprim tërësisht të papërgjegjshëm, vetëm sa diskrediton atë që duhet të jetë paansia e një trupe gjyqësore, sikundër konfirmon për familjen Thaçi, për presidentin Thaçi, dhimbja e tij është e çdo bir shqiptari, është dhe dhimbja jonë për mungesën në ceremoni mortore.
Megjithatë, për ngjarjen e sotme edhe njëherë i shpreh ngushëllimet e mia familjes Thaçi, presidentit Thaçi, dhe t’ju them se me humbjen e babait të tyre të nderuar, sigurisht nuk humbet kurrë kujtimi që ka rritur një prej figurave më të rëndësishme të historisë modern të Kosovës dhe shpallësin e Pavarësisë së Kosovës.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128