Gazment Bardhi: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut

21 Mars 2025, 14:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazment Bardhi: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh drejtues politik në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, pretendon se zëvendëskryeministrja Belinda Ballukun po keqpërdor mësuesit dhe nxënësit për aktivitete elektorale.

Bardhi ka publikuar një mesazh, sipas të cilit mësuesit dhe nxënësit në Fier janë detyruar të braktisin mësimin, për të marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Ballukut.

'Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në Facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit’, thuhet në mesazh.

Bardhi shkruan se SPAK duhet që të ndëshkojë krimet zgjedhore. 

‘Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim! Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?’, shkruan ai.

Po ndodh...