Atentat ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, plagoset dhe një i mitur/ Autorët djegin makinën

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” të Vlorës.
Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, 29 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar me automjet pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij.
Kevin Hajrulla ka mbetur i plagosur, teksa plumbat kanë kapur edhe një të djalë të vogël, i cili ndodhej në vendin e gabur dhe në momentin e gabur. Mësohet se i mituri po shiste fruta-perime pranë vendit të ngjarjes.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një numër të lartë gëzhojash.
Burime bëjnë me dije se pas atentatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Panaja, e cila dyshohet se iu përket autorëve.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, makina tip “Benz” e shënjestrës Kevin Hajrulla, është bërë “shoshë” nga plumbat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
