11 urdhërarreste, gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga aksioni i SPAK

20 Nëntor 2023, 21:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

11 urdhërarreste, gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga aksioni i SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksionin e mbrëmjes së sotme të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhërarreste.

Lala u shpreh se ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.

“Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje. Breçani akuzohet për pastrim parash. Është firmosur urdhërarresti për Ervin Matën.”, u shpreh gazetarja Lala për News24.

Kujtojmë se Ervin Mata është përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ai u vetëdorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

 

Po ndodh...