17-vjeçari ndërron jetë pas plagosjes me armë në kokë në Tiranë!
28 Maj 2026, 20:11 / AKTUALITET

Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh në gjendje kritike 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë.
I riu ishte transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.
Ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin.
Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128