200 mijë euro korrupsion/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit në 2022, shqiptari kapet në Itali

Një shtetas shqiptar u ndalua nga Policia e Ravenës në Itali, në ekzekutim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Durrësit. Personi në fjalë (emri ende nuk bëhet i ditur), i cili besohet të jetë përgjegjës për marrjen e një ryshfeti prej 200 mijë eurosh, akuzohet se ka lehtësuar në mënyrë të paligjshme disa operacione administrative për një kompani shqiptare, duke mos kryer kontrollet e nevojshme.
Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi këtë mëngjes, gjatë një kontrolli rutinë rrugor të kryer nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike të Shtabit të Policisë së Ravenës.
Kontrolli, i shtrirë edhe në bazat e të dhënave ndërkombëtare, zbuloi praninë e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij. Pasi u ndalua ndërsa drejtonte makinën, shtetasi shqiptar u dërgua në selinë e policisë dhe më pas në burgun e Ravenës, duke pritur seancën e ekstradimit para Gjykatës së Apelit të Bolonjës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


